
Federata e Turqisë përgenjështron lajmin për pezullimin e Demirallit
Pas informacioneve për pezullimin e mbrojtësit turk, Merih Demiral, për duelin e çerekfinales së Kampionatit Evropian, mediat nga ky vend thonë se ende asgjë nuk ka përfunduar. Gazeta gjermane “Bild” raportoi se Demiral u pezullua për dy ndeshjet e ardhshme pas një festimi të diskutueshëm në ndeshjen kundër Austrisë.
Mbrojtësi turk shënoi dy gola për Turqinë në fitoren 2-1 ndaj Austrisë, duke festuar golin e dytë duke ngritur duart lart dhe duke treguar ‘përshëndetjen e Ujqërve Gri’, një grup ultra-nacionalist turk.
UEFA nisi menjëherë një hetim dhe gazeta “Bild” njoftoi se UEFA e pezulloi Demiralin për dy ndeshjet e ardhshme. Kjo vlen për çerekfinalen e nesërme kundër Holandës, si dhe gjysmëfinalen eventuale nëse Turqia avancon.
Mirëpo, mediat turke u befasuan nga ky informacion. Përgjigje kërkuan nga Federata e Futbollit të Turqisë, nga ku deklarojnë se lajmi nuk është i vërtetë. Federata Turke e Futbollit (TFF) ka afat deri në mëngjesin e sotëm për të paraqitur mbrojtjen e saj, kështu që vetëm atëherë UEFA do të shqyrtojë dënimin për Demiralin. Të paktën nëse duhen besuar mediave turke, të cilat aktualisht janë në Gjermani me kombëtaren.