Federata, shpërblime të majme për futbollistët e Argjentinës
Argjentina po shijon një moment të artë dhe pas Kupës së Botës shumë të dëshiruar dhe të arritur me sforco të mëdha në Katar 2022, Lionel Mesi me shokë bëhen gati që të provojnë të mbrojnë edhe fronin në Kupën e Amerikës.
Duke parë se cilado qoftë mes Uruguait dhe Kolumbisë që priten në finale nuk do të jenë rivalë të lehtë, federata dhe presidenti i saj, Klaudio Fabian Tapia, ka vendosur një shpërblim prej 250 mijë eurosh për secilin prej lojtarëve të Kombëtares së Argjentinës, nëse sjellin trofeun në shtëpi.
Diçka e tillë do të stimulojë jo pak futbollistët nën urdhrat e Lionel Skalonit. Ky shpërblim është edhe më i madh se ai i përfituar në turneun e kaluar, pas së cilit Lionel Mesi dhe të tjerët arkëtuan nga 190 mirë euro, ndërsa për të ngritur Kupën e Botës futen secili në xhep 320 mijë euro.