Federik Vasseur: Shkojmë në Abu Dabi me motiv të madh
Gara e fundit zhvilluar në Katar e la ende të hapur emrin e skuadrës kampione në Formula 1 për këtë sezon. Tashmë MekLaren ka 21 pikë avantazh ndaj Ferrari dhe gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh në Abu Dabi. Drejtuesit e “kokëkuqes” janë të kënaqur me garën, duke qenë se ngushtuan disi diferencën me MekLarenin.
“Morëm më shumë pikë se MekLareni dhe jemi ende në garë për titullin kampion të konstruktorëve”, tha Frederik Vaseur, shefi i Ferrari.
“Edhe Leklerk gjithashtu në garë prë vendin e dytë për pilotë, ndaj Abu Dhabi është vendimtare për ne. Në përgjithësi, gara e fundit na dhuroi një rezultat pozitiv. Megjithatë, gara tjetër duhet të jetë edhe më e mirë për ne”, shtoi Vasseur.
Duke folur për garën e fundit sezonale, shefi i “kokëkuqes” shtoi se disa kompenente mund të vendosin garën për titullin e konstruktorëve.
“Në letër ndoshta jemi në një pozicion më të mirë për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë temperaturat dhe dizajnin e pistës. Megjithatë, kjo nuk rezulton gjithmonë e vërtetë. Gjithçka do të varet nga menaxhimi i gomave sepse diferencat midis makinave janë vërtet të vogla. Ne do të duhet të bëjmë punën tonë dhe t’i bashkojmë të gjitha për fitore. Ne po shkojmë në Abu Dhabi me një motivim të madh”, tha Vaseur.