
Feliks: Forcën kryesore do të tregojmë ndaj Fejnordit
Një gol në Kupën e Italisë dhe paraqitje pozitive duke qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Milanit. Zhoao Feliks ka pasur një impakt të mirë në aventurën e re, për të cilën foli pas ndeshjes kundër Veronës.
“Jam shumë i lumtur. Mendoj se po përmirësohemi dita-ditës. Mund të kishim shënuar më shumë, por e rëndësishme është që morëm tre pikët. Personalisht ndihem më mirë çdo ditë. Edhe skuadrën e shoh mirë. Mëkat që nuk shënuam disa gola sepse raste nuk na munguan. Duhet të luajmë kështu të martën.
Nëse bëjmë atë që bëmë kundër Veronës, jam i bindur se do të fitojmë. Besoj se jemi një ekip fantastik, kemi më shumë cilësi se ata dhe do të fitojmë.
Milani do të luajë kundër Fejnordit.
“Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Duhet të fitojmë. Do të shënojmë, jam i sigurt për këtë. Atëherë do të duhet të jemi të aftë për të mos pësuar, ” tha në fund Feliks.