![Felipe Anderson ka vendosur, nuk rinovon me Lazion](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Federico-Chiesa-right-challenges-for-the-ball-with-Lazios-Felipe-Anderson-850x560.jpg)
Felipe Anderson ka vendosur, nuk rinovon me Lazion
Felipe Anderson ka vendosur, aventura e tij te Lacio ka përfunduar dhe ai nuk do të rinovojë kontratën me klubin kryeqytetas, duke u larguar kështu nga Roma në muajin qershor.
“Corriere dello Sport” shpjegon se si braziliani ka vendosur tashmë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Fantazisti brazilian ka vendosur që të transferohet te Juventusi, ku me klubin bardhezi ka një marrëveshje në parim.