Fëmijët e Ronaldos nuk mendojnë se ai është personi më i famshëm në botë, reagimi i portugezit shkon viral (VIDEO)
AA
Një video e Cristiano Ronaldos gjatë një bashkëbisedimi me fëmijët e tij, ka bërë xhiron ditëve të fundit në internet.
Futbollisti legjendar pyeti fëmijët e tyre se kush sipas tyre është personi më i famshëm që ata njohin.
Megjithatë, përgjigjja e tyre habiti edhe vetë Ronaldon, pasi siç duket nuk ishte ajo se çfarë ai priste.
Fëmijët thanë se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, pra Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e yllit portugez.
Me të marrë këtë përgjigje, Ronaldo mbeti i shtangur derisa i dha Georgina-s, një shikim të çuditshëm. Kjo e fundit, po buzëqeshte me ëmbëlsi derisa shikonte fëmijët me një lloj krenarie.
Kjo video e shkëputur nga videoja e plotë që futbollisti publikoi në kanalin e tij në YouTube, ka bërë xhiron në internet kohëve të fundit.
(VIDEO) ISHP: Duhani, mbipesha dhe alkooli faktorët për
Me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik rikujtojnë se duhanpirja
(VIDEO) Pagat në sektorin publik, Mickoski: Për 4
Ndonëse pa kalkulator, kryeministri Hristijan Mickoski, tregohet i aftë në matematikë. Me anë të operacioneve matematikore, duke përdorur të panjohurat
(VIDEO) Subvencionimi i racionit studentor, nesër përfundon afati
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka bërë të ditur se studentët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën për ushqim