Fëmijët gjejnë granatë dore në Vushtrri, policia sekuestron edhe 9 gëzhoja
Një granatë dore është gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, pasi disa fëmijë e kanë parë atë dhe kanë njoftuar një kalimtar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dëshmitari e ka njoftuar Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka siguruar zonën.
Njësitë përkatëse të Policisë kanë sekuestruar granatën e dorës, si dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë PK.