Fenerbahçe ofron 10 mln euro për sulmuesin kosovar të Majorkës
Klubi turk, Fenerbahçe ka etiketuar yllin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin, si objektivin e madh të afatit kalimtar të janarit. Gjatë verës, Sevilja u nda me sulmuesin Jousef El-Nesiri, pasi ai iu bashkua Fenerbahçes në një lëvizje me para të mëdha.
Pak më shumë se gjashtë muaj më vonë, ai tani mund të shkojë në Arabinë Saudite dhe kjo mund të ketë një efekt negativ për Majorka-n. Al-Nassr i Kristiano Ronaldos është i etur për të nënshkruar me En-Nesirin dhe sipas mediumit portugez “O Jogo”, Fenerbahçe do të dëshironte të nënshkruante me yllin kosovar, Vedat Muriqin, si zëvendësues të tij.
Sipas mediumit, gjigantët turq janë të përgatitur të paguajnë deri në 10 milionë euro në përpjekjet e tyre për të mbyllur një marrëveshje të mundshme me Majorkan për sulmuesin prizrenas. Muriqi, i cili më parë ka luajtur për Fenerbahçen gjatë sezonit 2019/20, ka arritur të shënojë vetëm tre gola këtë sezon, edhe pse ai mbetet një lojtar i rëndësishëm për trajnerin e Majorkës, Jagoba Arrasate.
Megjithatë, shfaqja e Kajll Larin, i cili ka barazuar numrin e golave të Muriqit në dy paraqitjet e tij të fundit, do ta bënte një shitje më të lehtë.