Fero tregon pse publikoi fotografi të Arbenitës nën shoqërinë e një burri në Dubai
Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, ka reaguar sërish i indinjuar për çështjen e vajzës së tij, Ninën, për të cilën thotë se nuk e ka takuar për një kohë të gjatë.
Ai përmes një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar se ka pasur dy mospërfillje të vendimit nga organet kompetente kosovare.
“Vajzën time nuk e kam takuar për një kohë të gjatë, tani shteti është duke u angazhuar në këtë çështje, ia kam lënë shtetit, unë nuk do të merrem, thjesht e kom shpreh shqetësimin tim, për arsye se nuk kanë marrë masa, sepse ka pas më shumë se dy herë mospërfillje të vendimit edhe mos zbatim të vendimit. Vajzën nuk e kam pa që një kohë të gjatë edhe derisa më është bërë e tepërt edhe kom dalë me disa deklarata”, u shpreh Fero gjatë lidhjes direkte.
“Unë kërkoj drejtësinë time dhe ka me i kërku të drejtat e mia”.
Ai gjithashtu foli edhe për fotografinë që publikoi të ish-bashkëshortes së saj Arbenita Ismajlit, në shoqërinë e një personi derisa ajo ishte në Dubai, për veprim të cilin u shpreh se nuk u pendua.
Unë e kam hedhur foton për arsye sepse aty qëndron vajza ime, se unë kam argumente qartazi, që vajza ime qëndron me burra të huaj. Është shqetësimi im për vajzën e jo për jetën e saj [për Arbenitën] sepse ajo e ka jetën e vet edhe mundet me bo çka të don ajo për jetën e vet. Vajza është pika jem e dobët. Çkado që bën mos e përfshi vajzën”, iu referua ai ish-bashkëshortes së tij.
BDI: Izeti mbi 6.500 ditë në pushtet, u
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për përdorim të gjuhës së ulët
Pesë denoncime për dhunë familjare gjatë 24 orëve
A mundet nje lajm nga ky njoftim i Ministrise se Puneve te Brendshme Më 04.05.2026 në orën 14:45 në
(VIDEO) Anulohen tetë diploma të kontestuara nga Fakulteti
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka filluar një procedurë për anulimin e diplomave në Fakultetin Filozofik në UKIM dhe