
“Ferrari ka dy pilotë të fortë, janë të vetmit që na kanë mundur këtë sezon”
MekLareni ka dominuar në botërorin 2025 të Formula 1, duke i fituar të dyja garat e zhvilluara deri më tani, në Australi (Norris) dhe Kinë (Piastri). Mes këtyre dy sukseseve një shkëndijë e Ferrari, që fitoi garën sprint në Kinë me Hamilton.
Gjithsesi, makina italiane ka vetëm 17 pikë dhe në kampionatin e konstruktorëve është 61 pikë prapa MekLarenit, lider i renditjes. Edhe pse në Maranello po dyshojnë për besueshmërinë e makinës, te britanikët mendojnë se kjo është e përkohshme. Te MekLaren ende i frikësohen Ferrarit, çka konfirmohet në fjalët e drejtorit ekzekutiv Zak Braun.
“Unë dyshoj se Ferrari do të jetë rivali ynë më i vështirë, për shkak të linjës së tyre të pilotëve. Për të qenë i sinqertë, ne i marrim të gjithë seriozisht. Xhorxh Rasell po bën një punë fantastike në Mercedes dhe unë mendoj se Kimi Antonelli mund të bëhet më i fortë. Ndërsa te “Red Bull” janë duke vuajtur me pilotët dhe ende kanë probleme”, u shpreh Zak Braun.
Edhe drejtori i ekipit Andrea Stella, nuk është i qetë.
“Gjërat duken mjaft mirë, por avantazhi që kemi është një ose dy të dhjetat për xhiro. Dhe kjo nuk është shumë. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë makinën“.