
Fetai: Denoj ashpër tentimin për frikësimin e gazetarit Naser Selmani
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ndaj rastit të raportuar nga gazetari Naser Selmani, i cili njoftoi se i është dëmtuar makina nga persona të panjohur.
“E dënoj ashpër tentimin për frikësim të gazetarit Naser Selmani, të raportuar nga vetë ai nëpërmjet rrjeteve sociale”, deklaroi Fetai.
Ai theksoi se liria e shprehjes dhe e mediave janë vlera të patjetërsueshme për një shoqëri demokratike.
“Për ne, liria e shprehjes dhe liria e mediave janë të shenjta dhe do t’i mbrojmë me përkushtim, edhe kur nuk pajtohemi”, shtoi ai.
Fetai i bëri thirrje institucioneve të veprojnë me urgjencë për të zbardhur rastin dhe për të garantuar sigurinë e gazetarëve:
“U bëj thirrje organeve kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt që është e mundur”, përfundoi ai.