
Fetai: Po na përsëritet situata e njëjtë BDI na kapi dy ish kryetarët e ASH-së
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se BDI i ka kapur dy ish kryetarët e ASH-së. Ngjashëm sikurse Selën një vit më vonë e kapi edhe Taravarin.
“Brenda një viti na paraqitet situata e njëjtë me dy kryetarët që na kapen nga BDI. Taravari na ka thënë për ata që kishin dëshirë të shkojnë me BDI-në se kjo parti u jep gjashtë komuna, e për neve që ishim kundër na thoshte se njëherë të dalim nga qeveria pastaj ta shohim. Plani i Taravarit ishte i menduar shumë mirë i udhëhequr nga Artan Grubi”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Fetai shtoi se Sela e la Aleancën dhe shkoi te Aliu, ngjashëm veproi edhe Taravari.