AA
Zëvendësministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një vizitë në Luginën e Preshevës, së bashku me profesor Nexhmedin Sadikun, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës. Ata janë pritur nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Fetai tha se në takim është diskutuar për “spastrimin etnik administrativ” që po ndodh në Luginë përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve, të cilin e cilësoi si një padrejtësi që nuk mund të kalojë pa reagim.
Në kuadër të takimit, palët u dakorduan për disa hapa konkretë:
• Lehtësimin e kushteve për studentët nga Komuna e Preshevës;
• Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh Preshevë–Likovë–Gjilan;
• Projekte të përbashkëta në fushën e kulturës, artit dhe sportit.
“Zëri i Preshevës do të dëgjohet gjithmonë në Maqedoninë e Veriut, sepse aty ku ka padrejtësi ndaj shqiptarëve, ne kemi përgjegjësi të reagojmë”, theksoi Fetai. (INA)
Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit
Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria
Disa komuna në vend po ndërmarrin masa të ndryshme mbështetëse për qytetarët, përmes subvencioneve për kategori të caktuara – nga