
Fetai: Sot bëmë homazhe në fshatin Hotël, në nderim dhe kujtim të dëshmorit të kombit, Visar Krasniqi
Zv.kryeministri Arben Fetai, i shoqëruar nga bashkëpunetor të afert ka bere sot homazhe në fshatin Hotël, në nderim dhe kujtim të dëshmorit të kombit, Visar Krasniqi.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të zv.kryeministrit Fetai.
Sot bëmë homazhe në fshatin Hotël, në nderim dhe kujtim të dëshmorit të kombit, Visar Krasniqi.
Visar Krasniqi, djaloshi nga Drenoci i Malishevës me ëndrrën për t’u bërë mjek, zgjodhi rrugën e shenjtë të lirisë. Ai la pas studimet për t’i shërbyer atdheut si ushtar i UÇK-së, duke e shndërruar sakrificën e tij në pjesë të përhershme të historisë sonë kombëtare.
Me vendosmëri të palëkundur, ai u radhit në vijat e para të frontit në Sllupçan, Mateç e kudo ku nevoja për guxim dhe sakrificë ishte më e madhe. Me veprën dhe qëndrimin e tij, u bë frymëzim për çdo bashkëluftëtar.
Më 2 qershor, në një përballje të drejtpërdrejtë në frontin e Mateçit, një plumb snajperi ndali përjetësisht zemrën e Visarit – por jo edhe shpirtin e tij, i cili vazhdon të jetojë në kujtesën tonë kolektive.
Lavdi jetës dhe veprës së Visar Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Nder dhe respekt të përjetshëm për veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve.