
Filipçe ngre dyshime: VMRO-DPMNE mund të jetë financuar nga burime të huaja financiare
AA
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Slloboden Peçat deklaroi se një nga arsyet pse qeveria heziton të deklasifikojë dokumentet që lidhen me rastin në Agjencinë e Sigurisë Nacionale (ASN) mund të jetë frika nga dalja në dritë e informacioneve për financa të dyshimta të lidhura me VMRO-DPMNE-në.
“Kishte burime të dyshimta të kredisë hungareze, pavarësisht nëse ishin para kineze apo ruse, askush nuk e di. E shihni se çfarë është aleanca midis Rusisë dhe Kinës në nivel global. Ndoshta kjo është një nga temat që do të dalin nëse këto të dhëna deklasifikohen tani nga ASN. Nuk mendoj se qeveria do ta bëjë këtë, sepse mendoj se do ta shmangë atë temë,” tha Filipçe.
Ai përsëriti thirrjen për deklasifikim të dokumenteve, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të sqaruar rastin:
“Ligji përcakton qartë se vetë institucioni, pra ASN, është përgjegjës për deklasifikimin e dokumenteve nëse ka dyshime për krim ose abuzim. Ne kërkojmë që ato të deklasifikohen, për të parë se cilët persona u dërguan, cilat grupe dhe pse, nëse ka pasur shkelje dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi.”
Filipçe ngriti edhe një pyetje specifike për rolin e kryeministrit:
“A u dërgua ai drejtpërdrejt apo komunikoi me dikë që u dërgua për shkak të aktiviteteve të dyshimta? Dhe kjo është një pyetje e jashtëzakonshme. Apeloj që këto dokumente të deklasifikohen sa më shpejt dhe publiku të dijë se për çfarë bëhet fjalë.”
Nga ana tjetër, lidhur me përgjimet e mundshme të kryera nga ASN, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se është duke vepruar në përputhje me ligjin.
“Për shkak të interesit të shtuar publik në lidhje me abuzimin e mundshëm të pushtetit nga anëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe përgjimin e paligjshëm të komunikimeve, PTHP NKOK informon publikun se po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe parimin e garantuar kushtetues të ligjshmërisë dhe barazisë para ligjit,” thuhet në reagimin e Prokurorisë.