Filips preferon Barcelonën, por ka vetëm një problem
Kalvin Filips është në merkato dhe kjo nuk është më një sekret në radhët e Man. Sitit. Mesfushori nuk ia doli të bind trajnerin Pep Guardiola me trajnerin spanjoll që nuk e aktivizon për shkak të mospërshtatshmërisë së lojtarit me idetë e tij. Në këtë formë, britaniku po kërkon opsione për janarin, aq më tepër kur në verë luhet Europiani dhe ai kërkon të jetë mes protagonistëve të Anglisë.
Juventusi ishte një opsion për Filipsin, megjithatë së fundmi po merr gjithnjë e më shumë jetë ideja e një transferimi në Spanjë, te Barcelona. 28-vjeçari preferon pikërisht katalanasit si klubin e tij të ardhshëm, por problem mbetet vlera e kartonit pasi Man. Siti nuk e lëshon pa arkëtuar tetë milionë euro. Para të cilat për momentin, Barça nuk është e gatshme t’i paguaj.
Megjithatë, nisur nga dëshira e vetë lojtarit, klubet mund të ulen dhe të bisedojnë në ditët në vazhdim për të gjetur një zgjidhje që të kënaqë të gjitha palët. Kujtojmë se për Filipsin nga Spanja ka interes edhe nga Atletiko Madrid, por këta të fundit janë disi më të tërhequr.