Fillojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës në Orizare të Epërme
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski përmes rrjeteve sociale informon se në komunën Shuto Orizarë fillojnë aktivitetet konkrete ndërtimore për rikonstruimin e rrugës drejt Orizares së Epërme, e cila me dekada ishte në gjendje katastrofale.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski përmes rrjeteve sociale informon se në komunën Shuto Orizarë fillojnë aktivitetet konkrete ndërtimore për rikonstruimin e rrugës drejt Orizares së Epërme, e cila me dekada ishte në gjendje katastrofale.
“Sot jam në Orizare të Epërme, në komunën e Shuto Orizarës, ku po fillojmë aktivitetet e ndërtimit për jetë më të mirë dhe më dinjitoze për banorët e kësaj pjese të Shkupit. Së bashku me ministrin Erxhan Demir, i vizituam këta njerëz në periudhën kur kërkoja mbështetjen e tyre. Atëherë dëgjova shumë histori, se për dekada ata vizitoheshin vetëm para zgjedhjeve, se u jepeshin premtime dhe pastaj të gjithë i harronin. Atëherë u dhashë fjalën se koha e premtimeve të rreme po mbaronte. Sot jemi përsëri këtu, ballë për ballë me të njëjtët njerëz me të cilët shtrënguam duart, por jo me një premtim të ri, por me punë!”, shkroi Gjorgjievski në Fejsbuk.
Siç thekson, për herë të parë e rikonstruojnë rrugën drejt Orizares së Epërme, e cila me dekada ishte në gjendje katastrofale.
“Po shtrojmë rreth 4.000 metra katrorë asfalt të ri, duke siguruar kështu lëvizje më të sigurt, më të lehtë dhe më dinjitoze për banorët. Po shtrojmë edhe një kënd të ri për fëmijë, si dhe po e rindërtojmë plotësisht fushën sportive, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të kenë vendin e tyre të sigurt për lojë, sport, socializim dhe zhvillim të mirëfilltë. Ky është vetëm fillimi i ofensivës ndërtimore në Orizare të Epërme. Nuk ka vendbanime të harruara. Nuk ka më fjalë boshe. Çdo banor i Shkupit meriton kushte normale jetese dhe ne do ta sigurojmë këtë me punë, përkushtim dhe fjalë të përmbushur!”, theksoi Gjorgjievski.