Fillon protesta e studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Nga ora 16:30 ka nisur protesta e studentëve lidhur me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Nisma po organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”.
Kjo është protesta e dytë radhazi e organizuar nga studentët shqiptarë, pas refuzimit të kërkesës së tyre nga ministri i Drejtësisë. Studentët kërkojnë që kandidatëve t’u mundësohet dhënia e provimit edhe në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë si një të drejtë për barazi dhe qasje të barabartë në sistemin juridik. /SHENJA/