Fitore e madhe nga Shqipëria, përmbys Danimarkën!
Shqipëria e Futsallit fitoi me rezultatin 3-4 ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026. “Kuqezinjtë” e drejtuar nga trajneri Erind Resuli përmbysën takimin nga 1-0 në 3-4 falë golave të shënuar nga Selimaj, Toma, Halimi dhe Kryeziu,
Ishin danezët ata që kaluan të parët në avantazh, teksa kuqezinjtë barazuan pak minuta para përfundimit të pjesës së parë me Selimaj. Fraksioni i parë u mbyll me shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, Danimarka realizoi dy gola të shpejtë, por përfaqësuesja shqiptare nuk u dorëzua. Fillimisht Toma shkurtoi rezultatin në 3-2 dhe më pas ishte Halimi ai që barazoi shifrat në 3-3.
Pak para se arbitri të mbyllte takimin, Kryeziu realizoi golin e fitores për Shqipërinë, mes një loje emocionuese dhe shumë të bukur nga ana e kuqezinjve.
Është fitorja e parë për kuqezinjtë, të cilët janë pjesë e grupit 6 , së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.
Grupi 6 – Rezultatet dhe sfidat e radhës
13 dhjetor: Shqipëri-Kazakistan 0-2
18 dhjetor: Danimarkë-Shqipëri 3-4
1 shkurt: Armenia – Shqipëri (14:00)
5 shkurt: Shqipëri-Armeni
7 mars: Kazakistan-Shqipëri
12 Prill: Shqipëri-Danimarkë