Fitore për Struga TL dhe FC Shkupin, barazim pa gola në Gostivar dhe Tetovë
Me përballjet e javës së 23-të, nisi cikli i tretë i garave në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Kampioni aktual, Struga Trim Lum, në mënyrë rutinore arkëtoi 3 pikë të reja në garën për titullin e kampionit, duke mundur skuadrën e Brera Strumicës me rezultat 3-1. Ibraimi, Zguro dhe autogoli i Rugatit, sollën epërsi të sigurt për vendasit, para se të shënojë Jankullov për mysafirët.
FC Shkupi në stadiumin në Çair, me 3-2 mundi Rabotniçkin, falë 2 golava nga Ravbutaje dhe një nga Gronerr. Ndërsa për mysafirët golat i shënuan: Adem dhe Gando.
Në sfidat e tjera, Tikveshi mundi Bergallnicën me 2-1, ndërsa një gol i mjaftoi Sileksit, që të mposht Makedonija Gjorçe Petrovin në Kratovë. Ndërkohë pa fitues dhe pa gola u mbyllën takimet në Gostivar dhe Tetovë, ku u përballen Gostivari me Vardarin dhe Shkëndija me Voska Sportin.
Liga e Parë – Java 23
Gostivari 0–0 Vardari
Shkëndija 0–0 Voska Sport
Fc Shkupi 3–2 Rabotniçki
Sileksi 1–0 Makedonija Gj.P.
Struga Trim Lum 3–1 Brera Strumica
Tikvesh 2–1 Bregallnica