
Fjala e famshme e Dua Lipës, është më e kërkuara e vitit në Fjalorin e Cambridgeit
AA
“Manifest” është shpallur fjala e vitit nga Fjalori i Cambridgeit për vitin 2024, pasi të famshëm si ylli i popit Dua Lipa folën për manifestimin e suksesit të tyre.
Termi, i cili ka fituar vëmendje në TikTok dhe në mediat tjera sociale u kërkua pothuajse 130,000 herë në web-faqen e Fjalorit të Cambridgeit.
Redaktorët thanë se kjo e bëri atë një nga fjalët më të shikuara të vitit 2024, raportojnë mediat britanike.
Dua Lipa tregoi këtë vit për manifestimin e saj në Glastonbury Festival.
Leksikografët thanë se termi “të manifestosh” ka evoluar për t’u përdorur në kuptimin “të imagjinosh arritjen e diçkaje që dëshiron, me besimin se kjo do ta bëjë më të mundshme që të ndodhë”.
Dr Sander van der Linden, autor i Psikologjisë së Keqinformimit dhe profesor i Psikologjisë Sociale në Universitetin e Cambridgeit tha se kjo nuk ka bazë shkencore.
“Manifestimi është ajo që psikologët e quajnë ‘të menduarit magjik’ ose iluzioni i përgjithshëm se ritualet specifike mendore mund ta ndryshojnë botën rreth nesh”, tha ai.
Ai tregoi se kjo fjalë fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm në TikTok gjatë periudhës së pandemisë dhe përfshin një metodë popullore për të ‘manifestuar’.
“Kjo procedurë promovon sjellje obsesive dhe kompulsive pa përfitime të dukshme”, thotë Dr Sander van der Linden.
Bujar Osmani: Asnjëherë më parë nuk kemi qenë
Kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar aktivitet me banorët në këshillin vendor “Faik Konica” në
Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti
Shkruan: Kimete Berisha Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti nga UÇK-ja! – James Rubin, në dëshminë e tij,
Axha Irfan – burrë dhe tribun popullor
Nga Arsim Sinani Nga viti 1968 e deri në vitin 2025, kur kaloi në amshim, Axha Irfan Vlashi ka punuar,