
Fjalimet e Fetait dhe Aliut në Gostivar bëhen virale për termet fyese- Fetai: Faki, Aliu: Kaki | VIDEO
Fjalimet e përfaqësuesve të VLEN-it, Arben Fetai dhe Azir Aliu, në hapjen e shtabit zgjedhor në qytetin e Gostivarit, janë bërë virale në rrjetet sociale, por jo për arsye pozitive.
Dy eksponentët e koalicionit VLEN, duke komentuar emrin e koalicionit opozitar AKI, përdorën shprehje që u interpretuan nga shumë komentues si fjalë banale dhe fyese ndaj nënave dhe motrave shqiptare, si dhe ndaj qytetarëve në përgjithësi.
Në fjalimin e tij, Fetai përdori termin “Faki”, ndërsa Aliu tha “Kaki”, gjë që ka nxitur reagime të shumta dhe kritika të ashpra në opinion. Sipas reagimeve, këto fjalë, të thëna në një aktivitet politik publik, cënojnë dinjitetin e pranishmëve dhe krijojnë imazh ofendues për vetë klasën politike shqiptare.
Videot me deklaratat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke gjeneruar debat të ashpër mbi gjuhën e përdorur nga përfaqësuesit e VLEN-it. Flaka