Fjolla Morina: As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur se Albin Kurti
AA
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë së fundmi e ftuar në “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini.
Së bashku me një grup panelistësh kanë diskutuar për politikën si dhe për zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ajo theksoi se është një simpatizante e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, gjegjësisht e kryeministrit aktual, Albin Kurti.
E njëjta thur lavde për Kurtin duke thënë se: “As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur se ai”.“As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur si Albini, mos më shtini se qartna tash bëhem nervoz dhe eci krejt”, u shpreh artistja.
“A kam thënë që Albini ka me fitu, a kam thënë që Vjosa ka me qenë presidente. Albini i fiton zgjedhjet, është nëna i kësaj pune. Të tjerët rrinë aty shikojnë, ne ecim përpara”, shtoi mes tjerash.
Teksa u pyet për partitë e tjera dhe kandidatët e tyre, Fjolla tha që në vend të dytë mund të dalë LDK.
“Edhe LDK ka qenë parti e fortë përpara, një kohë ra dhe tani u përforcu. Nuk e simpatizoj personin në fjalë. E kam ndjek pak në debate, as mos më fol më për këtë temë për PDK. Hiçma, hiçma. LDK del pas Vetëvendosjes, PDK s’ka shanse”, përfundon ajo.
Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman – Flasin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrinë e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.Në komunikatën e ZKM’së për media,
Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të na dorëohet
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, referuar Marrëveshjes Bazike/Ohrit, i ka përsëritur ato që thotë t’i ketë kushtet e tij pararendëse.
Hovenier: Kosova s’është më shtet në tranzicion, por
Jeffrey Hovenier, ish-ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka folur në lidhje me 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në një prononcim