“Fjora Vita Spitex” – historia e suksesit të dy shqiptareve nga Kosova që themeluan kompaninë e shërbimeve shëndetësore në Zvicër
Fjolla Hajdini dhe Ramize Elezi, dy shqiptare nga Kosova, kanë ndërtuar një histori suksesi që përshkruan jo vetëm ambicien dhe përkushtimin, por edhe përkrahjen dhe ndikimin në komunitetin që i ka mirëpritur në Zvicër.
Ato janë themelueset e “Fjora Vita Spitex“, një kompani private që ofron kujdes shëndetësor personalizuar jashtë mjedisit tradicional të spitalit, një koncept i njohur në Zvicër si “spitex”, i cili vjen nga termi gjerman “spital-extern”.
“Fjora Vita Spitex”, me një emër që frymëzon jetë dhe forcë, është rezultati i një vizioni që synon të ndihmojë njerëzit që përballen me sfida shëndetësore të qëndrojnë në rehatinë e shtëpisë së tyre, duke u ofruar atyre mbështetje, ndihmë dhe këshillë. Shërbimet që ofron kjo kompani janë të gjera dhe të personalizuara, duke përfshirë kujdesin ambulator, kujdesin personal dhe mirëmbahtjen e shtëpisë.
Stafi infermieror i “Fjora Vita Spitex” bën një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e cilësisë së jetës së klientëve të tyre. Me një qasje që bazohet në dashuri dhe profesionalizëm, ata bëjnë më shumë se sa thjesht të japin ndihmë; ata krijojnë një lidhje të veçantë me çdo klient, duke u dedikuar për të përballuar çdo sfidë që mund të shfaqet në rrugën e tyre.
Shërbimet e “Fjora Vita Spitex” janë të disponueshme për njerëz në çdo fazë të jetës, nga ata që kenë nevojë për ndihmë pas një aksidenti apo sëmundjeje, deri tek përkujdesja e fundit të jetës.
Për Fjollën dhe Ramizën, ky projekt nuk është vetëm një biznes, por një mision për të mbështetur ata që kanë më së shumti nevojë dhe për të lehtësuar barrën e përkujdesjes për familjet.
Këto dy zonja kanë treguar se me vullnet dhe përkushtim, mund të arrish sukses edhe në një shtet të huaj si Zvicra.
Ato janë bërë jo vetëm një simbol i shërbimit të shkëlqyer shëndetësor, por edhe një burim frymëzimi për shqiptarët kudo, duke treguar se origjina nuk përcakton fatin, por përkushtimi dhe ndershmëria e punës së ndershme.
“Fjora Vita Spitex” tashmë është bërë emër në komunitet për shkak të standardeve të larta të kujdesit dhe mbështetjes së pakompromis, ndërsa Fjolla dhe Ramize vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për klientët dhe familjet e tyre në Zvicër. /Telegrafi/