Fjuri dhe Usyk, anojnë për të njëjtën skuadër në dërbin e Mançesterit
Të dielën pasdite, në Premier Ligë do të luhet derbi i Mançesteritr, në mes Sitit dhe Junajtedit. Dy skuadra që nuk po kalojnë një moment të mirë, ndaj dëshirojnë fitoren.
Skuadra e “Djajve të Kuq” mund të ketë dy tifozë specialë për t’i mbështetur. Bëhet fjalë për dy boksierët e peshës së rëndë, Tajson Fjuri the Oleksandr Usyk. Të dy ata do të përballen në Riad pas një jave, për titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Britaniku dihet që është tifoz i Man. Junajtedit, por duket se edhe Usyk bën tifo por të njëjtën skuadër. Ukrainasi e konfirmoi këtë gjë në një deklaratë të shkurtër një ditë para derbit të Mançesterit.
“Unë dhe Tajsoni kemi një dashuri të përbashkët, jemi tifozë të Man. Junajtedit,” tha Usyk.
“E ftoj që ta shohim ndeshjen së bashku në një Pub, pasi mendoj se mund të kalojmë një ditë argëtuese së bashku, pa menduar për ringun. Ne të dy duam që Man. Junajtedi ta fitojë këtë sfidë,” tha mes tjetash boksieri ukrainas.
Revanshi mes tyre do të zhvillohet më 21 dhjetor në Arabinë Saudite, një javë pas derbit të Mançesterit.