
Fjuri: Mendova se e fitova duelin me të paktën 3 raunde më shumë se Usyk-u
Duke shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi humbi delin me Oleksandr Usyk, mediat britanike kanë arritur të marrin një deklaratë të shkurtër të Tajson Fjuri.
“Mendova se e fitova duelin me të paktën 3 raunde më shumë se Usyk. Kjo është qesharake”, ka qenë batuta e vetme e britanikut pas duelit.
Ai që reagoi është promotori i tij Frank Uarren.
“Jam i shtangur. Ata i dhanë fitoren Usyk me 4 raunde. Kam shumë kohë në këtë sport dhe e di që mund të jem i njëanshëm, por një nga gjyqtrarët nuk i ka dhënë asnjë raund Fury që nga i gjashti e deri në fund. Si mund të ndodhë kjo gjë. Eshtë e pamundur. Jam i qetë, nuk po bërtas, por e gjithë kjo gjë e pakuptimtë”, shtoi Uarren.