Flakët po drejtohen drejt shtëpive në fshatin Paligrad
Një zjarr i madh që ka nisur para një jave është duke iu afruar fshatit Paligrad të Komunës së Studeniçanit. Zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje që mos të lejojnë flakët që të afrohen te zona e banuar. Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Muhamed Ali ka njoftuar për një mobilizim masiv nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të zjarrit në Paligrad.
Në terren është angazhuar një numër i madh ekipesh dhe forcash për shuarjen e zjarrit në zonën e Paligradit dhe Kitkës.
TABELË: MUHAMED ALI, DREJTOR I QENDRËS SË MENAXHIMIT TË KRIZAVE
“Në ndërhyrje janë përfshirë tre avionë të DMSH-së, një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ekipet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe ekipet e Pyjeve Nacionale. Ndërhyrjen po e koordinoj drejtpërdrejt në terren. Ekipet po veprojnë me intensitet për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij”
Ali ka bërë të ditur se momentalisht nuk ka rrezik për fshatin Paligrad dhe as për fshatrat e tjera në zonën e Karshijakës. “Situata po monitorohet vazhdimisht dhe të gjitha ekipet mbeten në gatishmëri”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, zjarrfikësit vullnetarë nga Manastiri dhe Koçani zhvilluan një betejë jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshme me zjarrin pranë fshatit Bonçe. Sipas dëshmive nga terreni, ndërhyrja e tyre ishte thelbësore që fshati të shpëtohej nga përfshirja në flakë.
Nata ka qenë dramatike edhe në disa lokacione në Strumicë….
