Flik meson dënimin nga Federata, pas kartonit të kuq ndaj Betisit
Hansi Flik është dënuar me dy ndeshje nga Komiteti Disiplinor i RFEF pas përjashtimit të tij të shtunën e kaluar kundër Real Betis. Ky pezullim do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë nga fusha Barcelonën deri në mes të janarit 2025.
Trajneri gjerman u ndëshkua me karton të kuq, pasi Frenkie De Jong kishte shkaktuar penallti duke rrëzuar Vitor Roke.
Gjyqtari, Muniz Ruiz, e regjistroi incidentin në raportin zyrtar, duke thënë se Flik u largua nga zona teknike duke bërtitur dhe me gjeste, duke protestuar për vendimin. Flik tani do të humbasë dy ndeshje. Kjo përfshin ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër Leganes dhe përballjen vendimtare me Atletiko Madridit më 21 dhjetor.
Mungesa e Flikut sigurisht që do të ndikojë në qasjen taktike të Barcelonës, ndërsa ata shkojnë në këto ndeshje të rëndësishme, me trajnerin që do të kthehet në pankinë në janar 2025.