Flik nuk dëshiron që të rrezikojë, mësohet se kur Arauho do jetë titullar te Barcelona
Ronald Arauho është mungesa e madhe e Barcelonës prej disa muajsh që ka mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit. Hans Flik nuk dëshiron të rrezikojë me mbrojtësin uruguaian ka raportuar mediumi spanjoll ”AS”.
Uruguaiani ‘ndihet plotësisht në formë’, por trajneri i Barcelonës nuk dëshiron të nxitojë rikthimin e mbrojtësit në fushë. Arauho fillimisht pritej të ishte pjesë e skuadrës së Barçës kundër Real Betis (7 dhjetor) ose Borussia Dortmund (11 dhjetor), megjithatë, gjithçka tregon se ai do të rikthehet në ndeshjen e La Ligës kundër Leganesit më 15 dhjetor.
Arauho ka qenë i padisponueshëm që nga korriku kur mori një dëmtim të rëndë me Uruguain në Kupën e Amerikës. Me rikthimin e tij të plotë nga lëndimi, Flikk do të ketë një armë shtesë në mbrojtje, pasi Arauho konsiderohet si mbrojtësi kryesor i Barcelonës.