AA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë e saj për Njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e cilësuar atë si simbol të nderit dhe qëndresës së vendit.
Në një postim në rrjete sociale, presidentja Osmani ka theksuar se kjo njësi është e stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të tij.
“Kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, ka shkruar Osmani.
Ky reagim i presidentes vjen në kohën kur FSK po forcon bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë dhe po tregon gatishmërinë për të qenë në nivel të lartë profesional në mbrojtjen e sovranitetit të vendit.(INA)
Në prezencë të deputetëve të shumicës dhe në mungesë të deputetëve opozitarë, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka paraqitur raportin
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se qeveria po përgatit një portofol konsumator për energjinë elektrike, i cili duhet të harmonizohet
Zyra e Jashtme për Çështje Penale e Delçevës ka ngritur padi penale kundër ish-drejtor të Ndërrmarrjes Publike “Pyjeve Kombëtare” për