AA
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka zbuluar dhuratën e fundit që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.
Ai i ka bërë dhuratë artistes një makinë luksoze “Rolls Royce”, me vlerë që arrin deri në gjysmë milioni euro, një prej markave më prestigjioze dhe më të shtrenjta në botë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Dafina përmes një postimi në Instagram,
ku ajo publikoi pamjet e makinës së re, ku e shoqëronte dhe i biri, i cili është disa muajsh.
“Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka tjetër”, ka shkuar ajo, krahas fotove, ku vihet re se dhe partneri i saj ka një makinë të të njëjtit model.
Reagimet nuk kanë munguar, fansat kanë mbushur rrjetet sociale me komente urimi dhe habie, ndërsa dhurata e Kreshnikut konsiderohet ndër më luksozet e bëra publike nga çiftet shqiptare të showbizit.
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes
Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të