Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti
AA
Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po voziste në gjendje të dehur.
Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.
Tani, fotografia e arrestimit të yllit të famshëm është shndërruar në një pjesë të artit të stilit ‘Warhol’ nga artisti Godfrey Lohman.
E titulluar “Tuesday Night Out Featuring Justin Timberlake”, pjesa është e ekspozuar në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, New York.
“Reagimi im ishte, “Oh Zoti im! Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme”, tha pronari i galerisë Romany Kramoris për Page Six pasi pa për herë të parë punën e Lohman.
Galeria me sa duket ka shitur “dy ose tre” pjesë, të cilat kushtojnë 520 dollarë.
Sag Harbor është vendi ku Timberlake ishte jashtë duke pirë natën kur u arrestua, pasi u ndalua me dyshimin se po drejtonte në një “gjendje të dehur”.
Këngëtari – albumi më i fundit i të cilit “Everything I Thought I Was” doli në mars – u dënua me një akuzë të vetme për kundërvajtje dhe u lirua menjëherë.
MPB ka ngritur kallëzim penal kundër 10 personave
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër 10 personave të dyshuar për krim
LSDM: Nëse gjithçka ka qenë sipas rregullave në
Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se “nëse përdorimi i aeroplanit qeveritar ka qenë plotësisht në përputhje me ligjet dhe
Ndalohet qarkullimi i kamionëve në rrugët Strazhë, Mavrovë-Dibër
Për shkak të reshjeve të borës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit nga ora 7:40 e mëngjesit është vendosur