FOTO+VIDEO- Dosja Partizani/ Sali Berisha mbërrin për herë të parë në SPAK
TIRANA- Sali Berisha mbërrin për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person në hetim për dosjen Partizani.
Në 10:00, Berisha mbërriti në ambientet e prokurorisë së posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.
Krahas Berishës, hetimet e drejtësisë së re kanë përfshirë dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malletzin, i cili do të merret në pyetje më 25 janar, dy ditë pas vjehrrit.
Në momentin e mbërritjes para SPAK, Berisha sulmoi këtë strukturë duke e cilësuar atë si “grup të strukturuar kriminal”.
“Beteja me botën e krimit vazhdon, opozita do fitojë. Jam këtu për t’ju përfaqësuar ju, shqiptarët, pluralizmin dhe Partinë Demokratike. Jam këtu sot për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë që angazhohen në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.
Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Ai është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
/ n.m.abcnews.al