Franca ‘deklason’ Italinë, Belgjika befasisht mundet Izraeli
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore me rezultat 31- në udhëtim ndaj Italisë në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Francezët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të takimit, kur Adrien Rabiot shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Lucas Dinje. Mysafirët gjetën edhe golin e dytë ku sërish ishte protagonist Dinje. Mbrojtësi francez në minutën e 33-të nga goditja e dënimit detyroi portierin Vikario ta dërgojë topin në rrjetën e portës së tij për 2-0.
Pas këtij goli erdhi reagimi i italianëve të cilët u rikthyen në lojë falë një goli nga Andrea Kambiaso në minutën e 35-të për 2-1 pas asistimit të Federiko Dimarko-s. Megjithatë ‘Gjelat’ në pjesën e dytë gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor i saj ishte Adrien Rabiot (65’) i cili me kokë edhe një herë gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar 3-1.
Në anën tjetër Belgjika pësoi humbje befasuese në udhëtim ndaj Izraelit në minutat e fundit të takimit. Ishte Jarden Shua ai i cili në minutën e 86-të realizoi për 1-0 duke i dhënë pikët e plota izraelitëve. Franca tashmë numëron 13 pikë dhe kryeson grupin si lidere po aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë, por francezët për shkak të goldallimit më të mirë qëndrojnë më lartë.