

AA
Franca ka lëshuar një urdhër të ri ndërkombëtar arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad, duke e mbajtur atë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës së gjatë civile të vendit.
Sipas raportimeve, urdhërarresti, i nënshkruar më 29 korrik, synon Assadin për rolin e tij të dyshuar në sulmet kimike të kryera në vitin 2013.
Sulmet ndodhën më 5 gusht 2013 në Adra dhe Douma, duke plagosur rreth 450 persona, dhe më 21 gusht në Ghoutën Lindore, ku gazi thuhet se vrau më shumë se 1,000 individë, sipas inteligjencës amerikane.
Ndryshe, ky është urdhërarresti i tretë që autoritetet franceze kanë lëshuar për Assadin.
Gjykatat franceze më parë kanë lëshuar urdhërarreste në lidhje me bombardimin e një qendre shtypi në Homs në vitin 2012, ku u vranë gazetarja amerikane Marie Colvin dhe fotografi francez Remi Ochlik, si dhe bombardimin e një zone banimi civilësh në Deraa në vitin 2017.
Assad, udhëheqës i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi dhjetorin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit të partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Administrata e presidentit të përkohshëm Ahmad Sharaa u formua në janar.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut shënuan një fitore të thellë për partinë opozitare VMRO-DPMNE, ndërkohë që koalicioni shqiptar “VLEN”,
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë
Qeveria kroate duhet të marrë një vendim për një pagë minimale bruto prej 1,050 eurosh deri në fund të muajit,