Fredi Beleri del të hënën nga qelia? Burime: ‘Burgjet’ miratojnë lejen për betimin në Strasburg
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të dalë pasnesër nga qelia, ku po vuan dënimin për shit-blerje votash. Leja për të nis që nga e hëna në orën 10:00.
Burime për Balkanweb bëjnë me dije se Burgjet kanë miratuar tashmë lejen për të.
Leja për Belerin do të jetë 5 ditore, teksa pritet që eurodeputeti tashmë të vizitojë Strasbourgun.
Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik.
/a.r