Frenki De Jong kërkohet nga gjigantët e Premier Ligës dhe PSZH-së
Frenkie De Jong është i gatshëm për t’u larguar nga Barcelona verën e ardhshëm. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, mesfushori holandez do të shqyrtojë ofertat, duke pasur parasysh vështirësitë në vazhdimin e bashkëpunimit me katalanasit.
Tre klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për De Jong janë Paris Sen Zhermeni në Francë, Mançester Junajted dhe Çellsi në Angli. Megjithatë, së fundmi raportohet se holandezi është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga Mançester Siti.