Fshatrat e Strugës po zbrazen! Fshati Frëngovë i ka vetëm 3 nxënës në klasë të parë!
Në vitin 2024-2025, në 5 fshatrat e Strugës, Ladorisht, Frëngovë, Shumë-Zagraçan, Teferiç do të ulen për herë të parë në bankat shkollore gjithsej 43 nxënës, përcjell Struga Ekspres.
Fshati Ladorisht i ka 20 nxënës, Frëngova i ka vetëm 3 nxënës, Zagracan-Shum ka 11 nxënës dhe Teferiçi ka 9 nxënës.
Numri i vogël i nxënësve në Frëngovë është njê befasi dhe një tragjedi e madhe, sepse ikja e madhe e frëngovarëve nga vendlindja po zbras me të madhe fshatin./ ZYRTARE.net/