AA
Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.
Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.
Ditëve të fundit po shohim se sa është me rëndësi të gjitha 32 shtetet aleate, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut
Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme. Sipas
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin