FSHF ia beson Capital T këngën zyrtare të kombëtares për Euro 2024
AA
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta ketë një këngë zyrtare që do ta përcjellë kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian që nis më 14 qershor në Gjermani.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Do të jetë Capital T ai që do ta këndojë këngën zyrtare të kuqezinjve për Evropian.
“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!”, thuhet në njoftim.
Mickoski për prokurorin e ri publik: Javën e
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se këtë javë pritet të përfundojnë konsultimet dhe Qeveria të dalë me propozim për ndonjë
Ish-diplomati shqiptar thotë Kurti s’arriti ta tejkalojë xhelozinë
Ish-aktivisti i çështjes së Kosovës gjatë viteve 90-ta, Mal Berisha, i cili kishte vepruar në kuadër të Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane
Kurti e bën me dije që i ka
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media, ku u deklarua rreth vendimit të presidentes Vjosa Osmani