FSHF ia beson Capital T këngën zyrtare të kombëtares për Euro 2024
AA
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta ketë një këngë zyrtare që do ta përcjellë kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian që nis më 14 qershor në Gjermani.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Do të jetë Capital T ai që do ta këndojë këngën zyrtare të kuqezinjve për Evropian.
“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!”, thuhet në njoftim.
Edhe një pacient ndërroi jetë, pesë janë në
“Një pacient tjetër në gjendje të rëndë, i cili më parë ishte konfirmuar me një formë neuroinvazive të Etheve të
Mucunski: Historia, identiteti dhe gjuha mbeten vijat tona
Ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski ka deklaruar se dialogu me Bullgarinë ka qenë i vazhdueshëm që nga formimi
Pas shtatë viteve përsëri do të mbahet Këshilli
Diplomati Krum Efrov do të jetë ambasador në Sofje. Lajmin e konfirmoi sot, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski,