FSK dhe ushtarakët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit”
FSK dhe partnerët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit”
Sipas një njoftimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Operacioneve Speciale të FSK-së, së bashku me partnerët e tyre amerikanë, kanë realizuar “Vrapin e Rreshter Majorit” në Parkun e Gërmisë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas FSK-së, aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin Forcën e Sigurisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FSK theksoi se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, si dhe në avancimin dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat.
