Funksiononte si stimulant seksual, sekuestrohet në doganë mjalti ‘çudibërës’
Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar një automjet në doganë, shoferi i të cilit ka tentuar të fusë kontrabandë, stimulantë seksualë.
Stimulanti ishte një lloj mjalti, që ishte paketuar në vazo, dhe të gjitha në total sipas njoftimin të policisë kapnin vlerën e 40,000 mijë eurove.
‘Doganierët, pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë kanë arritur të ndalojnë një automjet, kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore dhe aty u gjetën 2,880 copë vazo mjalti stimulant seksual me një vlerë prej 40,000 eurosh’,- thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.