Futbollistët e Barcelonës duan të fitojnë Superkupën e Spanjës për trajnerin e tyre
Skuadra e Barcelonës ka vendosur synimin për të fituar Superkupën e Spanjës, me skuadrën që e konsideron atë një objektiv me prioritet.
Sipas burimeve të mediave spanjolle, lojtarët ndiejnë se ia “kanë borxh” menaxherit të tyre, Hansi Flik dhe janë të vendosur të sjellin trofeun në shtëpi. Rruga drejt finales fillon më 8 janar, kur Barcelona përballet me Atletiko Madridin në gjysmëfinale. Real Madrid do të përballet me Maljorkan një ditë më vonë, me fituesit e të dyja ndeshjeve që kalojnë në finale.
Finalja e Superkupës së Spanjës është planifikuar të zhvillohet më 12 janar në “King Abdullah Sports City” në Xheda të Arabisë Saudite. Përveç trofeun, ekipi fitues do të fitojë edhe miliona euro shkaku i zhvendosjes së garës në shtetin saudit.