Futbollistët e Francës në festë….pas rezultateve zgjedhore në Francë
Futbollistët e përfaqësueses së Francës kanë bërë maksimumin që të përfshiheshin në jetën politike të vendit, edhe pse në teori nuk u lejohej në nëj aktivitet të organizuar nga UEFA. Që prej fillimit të “EURO 2024”, emrat kryesorë të përfaqësueses franceze janë shfaqur në konferencat për media duke folur për politikën në vend.
Shkak sipas tyre ishte rritja e frikshme e fuqisë së partive të ekstremit të djathtë dhe ideologjisë kundër emigracionit. Ndaj emra si Turam, Mbape, Kunde, Konate e të tjerë, kanë folur hapur para mediave duke ftuar njerëzit të shkoni e votonin për cilëndo parti, përveç atyre të grupimit të nacionalistëve të drejtuar nga Marin Le Pen.
Pas publikimit të lajmeve se koalicioni i “Frontit Popullor”, që i përkiste partive të majta, kishte fituar zgjedhjet, lojtarët në rrjetet sociale e festuan këtë ngjarje.
“Fitorja e popullit” shkruante Aurelien Tçuameni në një postim.
“Urime të gjithëve që iu përgjigjën rrezikut që kanosej mbi vendin tonë të bukur”, ishin fjalët e Markus Truam.
“Lehtësimi është i njëjtë me shqetësimin e javëve të fundit. Urime të gjithë francezëve që u mobilizuan që ky vend i bukur siç është Franca të mos drejtohej nga e djathta ekstreme”, shkruante Zhill Kunde, një nga emrat e tjerë që në çdo rast kishin bërë apel publik për të votuar kundër ekstremistëve.