Futbollisti i Kosovës që shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve
Amir Rrahmani gjeti golin e parë në kompeticionin e Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar i Kosovës që aktivizohet me Napolin shënoi në minutën e 30 ndaj Barcelonës. Një gol special ky për ish-futbollistin e Partizanit.
Falë këtij realizimi, Rrahmani u bë futbollisti i parë i kombëtares së Kosovës që shënon një gol në historinë e Ligës së Kampionëve.Asnjë lojtar që është aktivizuar me Kosovën nuk kishte arritur të shënonte një gol në Ligën e Kampionëve.
Amir Rrahmani është mbrojtësi i Serisë A që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2024 duke marrë parasysh të gjitha garat, plot 3, më shumë se sa kishte shënuar në të gjithë vitin 2023 (dy).