Futbollisti i vitit në Francë, Mbape me 5 pikë para Saliba-s
Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape është shpallur lojtari më i mirë francez i sezonit 2023/24, duke lënë pas vete yllin e Arsenalit, Uilliam Saliba. Kjo është hera e katërt që Mbappe fiton çmimin prestigjioz. Ylli i “Los Blankos” e siguroi çmimin e më të mirit me 56 pikë, duke mposhtur me një garë të ngushtë Saliban, i cili përfundoi i dyti me 51 pikë.
Lojtarët e tjerë të shquar në top pesëshen përfshinin Mike Maignan të Milanit me 24 pikë në vendin e tretë, Eduardo Kamavinga i Real Madrid me 17 pikë i katërti dhe bashkëlojtari i tij Aurelien Tçouameni me 16 pikë i pesti.
Arritja e Mbapes nxjerr në pah dominimin e tij në futbollin francez, me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme si për Real Madridin ashtu edhe për kombëtaren franceze.