G-Bani kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother
G Bani është ndjerë keq për gjestin ndaj Valbona G Bani, ku zgjodhi ta vëzhgonte në mënyrë të pahijshme ndërsa ajo e fundit ishte duke u larë në dush.
Megjithëse Valbona i kërkoi disa herë të largohej se po e vendoste në siklet, G Bani iu kthye në mënyrë arrogante duke thënë: “Jam i uritur të shoh trup femre”.
Kjo situatë u komentua në spektaklin e së martës dhe këngëtari ka reflektuar mbi këtë.
Ai i kërkoi ndjesë gazetares dhe kërkoi që të largohej nga shtëpia më e famshme në vend.
“Valbona më fal ty dhe familjes tënde si fillim, dhe në vazhdim duke qenë se veç Shqipërisë jam dhe shtetas suedez, dua të bëj diçka jo si shqiptar, por si suedez dua të jap dorëheqje nga pjesëmarrja në Big Brother për arsye se kam shkelur standardin e sjelljes”, tha G Bani.
Në këtë moment ka ndërhyrë Valbona, e cila ka pranuar ndjesën dhe duke e përqafuar banorin u shpreh: “Po ike ti, do iki dhe unë”.
Krahas kësaj, edhe konkurrentët e tjerë nuk e linin G Banin për të marrë këtë vendim.
Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Ngjarje e rëndë në Tetovë: 19-vjeçarja bie nga
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt
Pendarovski paralajmëron: Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji
Ish-presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi në Tëvë1 se