G-Bani kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother
G Bani është ndjerë keq për gjestin ndaj Valbona G Bani, ku zgjodhi ta vëzhgonte në mënyrë të pahijshme ndërsa ajo e fundit ishte duke u larë në dush.
Megjithëse Valbona i kërkoi disa herë të largohej se po e vendoste në siklet, G Bani iu kthye në mënyrë arrogante duke thënë: “Jam i uritur të shoh trup femre”.
Kjo situatë u komentua në spektaklin e së martës dhe këngëtari ka reflektuar mbi këtë.
Ai i kërkoi ndjesë gazetares dhe kërkoi që të largohej nga shtëpia më e famshme në vend.
“Valbona më fal ty dhe familjes tënde si fillim, dhe në vazhdim duke qenë se veç Shqipërisë jam dhe shtetas suedez, dua të bëj diçka jo si shqiptar, por si suedez dua të jap dorëheqje nga pjesëmarrja në Big Brother për arsye se kam shkelur standardin e sjelljes”, tha G Bani.
Në këtë moment ka ndërhyrë Valbona, e cila ka pranuar ndjesën dhe duke e përqafuar banorin u shpreh: “Po ike ti, do iki dhe unë”.
Krahas kësaj, edhe konkurrentët e tjerë nuk e linin G Banin për të marrë këtë vendim.
Mickoski: Raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian është
Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve
Arkin Jahiji zyrtarisht fitues në Bërvenicë, KSHZ-ja rrëzon
Arkin Jahiji i AKI-së është zyrtarisht fitues i zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)
Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc të Kumanovës, së bashku me