AA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar sot shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku do të votohet për 38 komuna të Kosovës.
Në këtë proces zgjedhor janë certifikuar gjithsej 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur. Secilit subjekt i është caktuar numri rendor prej 100 deri në 192.
Sipas shortit të hedhur, disa nga subjektet kryesore garojnë me këta numra:
Lëvizja Vetëvendosje – 105
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 113
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 191
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 174
Lista Serbe – 170
Guxo – 118
Alternativa – 103
Nisma Socialdemokrate – 186
Aleanca Kosova e Re (AKR) – 122
Partia Socialdemokrate (PSD) – 149
Iniciativa ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’ – 101
Kosova i mbajti zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021, ku PDK fitoi më së shumti komuna, e pasuar nga LDK.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në